Xhafaj: Kemi identifikuar grupet kriminale në Fier dhe Lushnje, do t'i godasim

20 Prill 2018, 18:07

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi nga Fieri goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në këtë qark. Gjatë një takimi me banorët e Fierit, Xhafaj tha se shumë shpejt policia doi t'i godasë këto grupe. 

Kemi identifikuar grupet kriminale në Fier dhe Lushnje. Shumë shpejt, policia do t'i godasë këto grupe. Shumë shpejt do shihni rezultatet. Lufta kundër krimit të organizuar do jetë pa kompromis", u shpreh Xhafaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të Fierit dhe Lushnjes për kontrollet e ushtruara nga policia në femra dhe sera për zbulimin e parcelave të kanabisit.