Xhafajt gazetarëve: Na qëndroni afër këto ditë, do ketë lajme interesante

18 Tetor 2018, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2018-10-18 15:15:29

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar disa ditë më parë se do ketë zhvillime sa i takon goditjes së segmenteve të krimit të organizuar në vend. Xhafaj ka thënë se do publikohen emrat e bandave kriminale në qytetet problematike të vendit si Tiranë, Shkodër, Vlorë, Lezhë apo dhe Elbasan, të cilat njihen edhe si vatra të kriminalitetit. Nga konferenca e përbashkët për shtyp me kreun e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann, Xhafaj dha një mesazh edhe për gazetarët.  

T’ju  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publiuin dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xhafja dhe Romann e vunë theksin te bashkëpunimi mes dy vendeve për intensifikimin e luftës kundër grupeve kriminale.