‘Xhisiela’/ Rexhep Rraja do qëndrojë në burg. Avokati: Gjykata nën presionin politik

17 Tetor 2018, 13:42

Avokati i Rexhep Rrajës, Ilir Murati, në përfundim të seancës në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ka thënë se kjo gjykatë është nën presion. Gjykata vendosi të lejë në burg Rexhep Rrajën, ndërkohë që Murati thotë se çështja është politizuar nga media dhe politika.

Masa e arrestit nuk është e ligjshme. Gjykata është nën presion. Xhisiela ka bërë tre deklarime dhe më pas e mohon. Pra klienti im duhet të jetë i lirë. Në këtë rast duhet përgjegjësi penale ndaj personit qe ka bere kallezimet dhe me pas tërheqjen e tyre. Klienti im nuk u largua dhe nuk shkon në burg vullnetarisht, por kur kryen një vepër penale. Media me politikën politizoi çështjen