Xhisiela te Apeli në Tiranë: Kërkoj lirimin e Rexhepit, është i pafajshëm, jam këtu për ta mbështetur

17 Tetor 2018, 11:35 | Përditesimi i fundit: 2018-10-17 15:25:00

TIRANË- Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja mbetet sërish në burg. Në një seancë që u zhvillua në Gjykatën e Apelit, Rraja i përfaqësuar nga avokati Ilir Murati. Trupa gjykuese që ka shqyrtuar kërkesën për lirimin e Rrajës e përbërë nga Shpresa Becaj, Zeqine Sollaku dhe Ridvan Hado. Gjykata e Apelit ka vendosur që të lejë në burg Rrajën. Avokati, ka folur në emër të Rrajës dhe ka thënë se masa e sigurisë është e padrejtë dhe se janë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Ndërkohë në gjykatë sot ndodhej edhe Xhisiela Maloku e cila ka kërkuar lirimin e Rrajës.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Rraja është shprehur:

Masa ndaj meje është e padrejtë, keni shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk kam tendencë të largohem, sa herë të më kërkojë prokuroria do paraqitem.

Kanë qenë këto fjalët e Rexhep Rrajës që janë transmetuar në gjykatë nga avokati. Ndërkohë Murati, është shprehur se konflikti ka nisur në korrik të këtij viti, dhe se Rraja është arrestuar për shkak të denoncimit të Nuhut, dhe jo për dhunim, pasi sipas avokatit, në akt-ekspertimin mjeko-ligjor nuk përcaktohet koha e djegies me cigare.

Diskutimi në Gjykatë

Avokati Ilir Murati: Konflikti ka nisur në korrik të vitit 2018, që kur Rexhepi iku me një të dashur tjetër në plazh. Xhisiela i ka thënë se nëse ti ikën sërish në Sarandë me të dashurën e re, unë sërish do të të kallëzoj. Në akt ekspertimin mjeko-ligjor, nuk përcaktohet koha kur është shkaktuar djegia me cigare, apo dëmtimi me çdo mjet. Xhisiela ka pranuar edhe publikisht xhelozinë. Zotërinj gjyqtarë, përse nuk merret si e pandehur Xhisiela Maloku, për kallëzim të rremë. Rraja arrestohet vetëm se Emiljano Nuhu i ka vënë pistoletën në kokë.