'Zbor' policisë në Tiranë, arrestohet në Maltë i riu shqiptar që grabiti 500 mijë euro bizhuteri

19 Nëntor 2018, 11:02

MALTË- Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë.

Shqiptari u kap teksa po tentonte të hynte në aeroport, ndërsa gjatë kontrolleve fizike iu gjet me vete një armë zjarri dhe një sasi e vogël droge.

Policia malteze po arsyen se përse 27-vjeçari shqiptar po kërkonte të hynte në aeroport me armë.

Ende nuk është e qartë nëse shqiptari po përpiqej të ikte nga Malta apo po planifikonte që të kryente ndonjë vepër penale.

Vitin e shkuar Daniel dhe Bektash Muka vodhën gjysmë milion euro bizhu “Diamonds International”. Pas pas ngjarjes së 5 tetorit u arrestua Daniel Muka, 22 vjeç, i cili doli para gjykatës me akuzën e vjedhjes dhe tentativës së vrasjes së dy efektivëve të policisë.

Daniel Muka tha se ishte i pafajshëm, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në burg dhe urdhëroi ngrirjen e pasurisë së tij.