"Zien" rrjeti, presidenti rus Vladimir Putin, spiun i gjermanëve

13 Dhjetor 2018, 22:36

Një kartë identiteti e Stasi-t, ose siç njihet ndryshe, Ministria e Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore, me personazh presidentin rus Vladimir Putin, ka “ndezur” rrjetin në mbarë botën.

Karta i përket presidentit rus, dhe është bërë publike nga gazeta gjermane Bild, e cila sqaron se Putin e ka përdorur gjatë kohës që shërbente si spiun i Bashkimit Sovjetik, fakt ky i njohur dhe i pranuar për presidentin.

Karta është gjetur në arkivat e stacionit policor të Stasi-t në Dresden të Gjermanisë, ndërkohë që Putin e ka marrë kartën në vitin 1985. Putin, nuk e ka fshehur kurrë krenarinë për punën e tij në KGB, shërbimi sekret rus, gjatë viteve ’80.