Zjarr në Korçë, përfshihet nga flakët çatia e 4-katëshes, evakuohen banorët

14 Dhjetor 2018, 00:31 | Përditesimi i fundit: 2018-12-14 09:35:33

KORÇË-Çatia e një banese 4-katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:15, ndërsa pallati ndodhet pranë qendrës së qytetit në rrugën “Vasil Ternova” në lagjen nr. 12.  Ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe një tjetër banesë që ndodhet pranë pallatit që u përfshi nga flakët.

Banorët janë evakuuar me shpejtësi nga pallati dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja po punon për të shuar zjarrin. Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes raportohet se shkak ka qenë oxhaku i banesës që u përfshi nga flakët. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes