Zjarret në Kaliforni, shkon në 31 numri i viktimave, mbi 200 të zhdukur

12 Nëntor 2018, 09:46

Të paktën 31 është bilanci praprak i numrit të viktimave të regjistruara pas shpërthimit të zjarreve në Kaliforninë Veriore dhe Jugore dhe mbi 200 njerëz të tjerë janë shpallur në kërkim njoftojnë autoritet vendase, raporton BBC.

Sipas mediave amerikane bilanci i cili arriti në 23 të shtunën, duke e bërë atë zjarrin e tretë më vdekjeprurës në historinë e shtetit, u përkeqësua me zbulimin e tetë personave të tjerë të cilët u gjetën të pajetë këtë të dielë, duke e çuar në 31 totalin deri më tani të numrit të viktimave. Në mbarë vendin, raportohet se së paku 300,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, duke u evakuar për të shmanguar zonën e rrezikut në Los Anxhelos.

Ndërkohë autoritetet vendase njoftuan se situata e krijuar është konsideruar e barabartë me zjarrin më vdekjeprurës në Kaliforni të ndodhur në vitin 1933 në Griffith Park në Los Anxhelos.

“Shkatërrimi është katastrofik. Zjarret zhvillohen shumë shpejt, në disa raste edhe 100 hektarë për minutë. Qytetarët duhet të evakuohen shpejt, duke ekzekutuar urdhrat e zyrtarëve publikë”. Ky është reagimi i presidentit Donald Trump,  me anë të një mesazhi që postoi më herët në Twitter.

Ndërkohë ekipet e shërbimit të emergjencës kanë paralajmëruar se në të gjithë territorin pritet që erërat e forta të mund të shkaktojnë përhapjen e zjarreve, edhe në zonat të tjera.

Në jug, zjarri i Woolsey ka marrë dy jetë, pasi ka dëmtuar vendpushimet e plazhit duke përfshirë zonën e Malibu.

Me forcimin e erërave që kërcënojnë përhapjen e flakëve, mësohet se guvernatori i shtetit, Jerry Broën, i ka kërkuar presidentit Donald Trump të shpallë gjëndjen e jashtëzakonshme.