25 prilli, Palmer biseda online me Ramën, Metën, Bashën: Zgjedhjet të jenë demokratike (FOTO)

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
6 Prill 2021, 20:57

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatë të besueshëm në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Ndalur tek kandidimi i Tom Doshit, gjatë takimit me gazetarët, Palmer tha se Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, se kandidatët duhet të jenë të besueshëm.

‘’E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente".

Sipas tij është përgjegjësi e liderëve që t'iu ofrojnë mundësi zgjedhësve në 25 prill. E rëndësishme theksoi Palmer është zhvillimi i zgjedhjeve transparente sipas standardeve demokratike si dhe t'u sigurohet besim qytetarëve për rezultatin. Kjo ka qenë një nga kërkesat që i ka bërë Ramës, Metës e Bashës gjatë bisedave online.

"Përgjegjësi e liderëve t'iu ofrojnë shqiptarëve mundësi në 25 prill. Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Kerkova garanci për zgjedhje sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin", tha Palmer.