6 modelet e veshjeve dimërore që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj

0/6 Odeta Banushaj
21 Nëntor 2019, 19:21

Të veshësh xhup, pardesy apo pallto klasike është një ndër dilemat që kanë të gjitha vajzat kur zgjohen në mëngjes.

Bazuar nga influencueset më të njohura shqiptare, këto janë 6 modleet më të përshtatshme për këtë dimër.

Pardesy lëkure
Lori Hoxha sjell versionin më klasik të lëkurës së zezë, kombinuar me një palë xhinse, një bluzë të bardhë dhe një palë atlete të zeza.

Xhupat e fryrë
Sara Hoxha është fanse e stilit sportiv dhe komoditetit të xhupit të fryrë që mund ta kombinosh lehtësisht me një pale xhinse dhe një bluzë të thjeshtë!

Palltot me ngjyrë të ndezur
Argjentina Hadërgjonaj na kujtoi se kemi nevojë për një ngjyrë të ndezur gjatë dimrit.

Pelushi
Estela Ujka veshi pelushin e shumëpërfolur Teddy Bear e shfaqur me këtë look plot stil dhe të rehatshëm.

Dizajni bardhezi
Ariana Fejzullahu e priti dimrin me një pallto të gjatë deri në fund të këmbëve me dizajn bardhezi.

Pardesy e tejdukshme
Për ditët me shi dhe për femrat që guxojnë të ekspozojnë veshjen e tyre, Odeta sjell versionin e tejdukshëm të pardesysë.