Aeroporti i Rinasit 'pushtohet' nga heronjtë me bluza të bardha

1 / 3
2 / 3
3 / 3
28 Mars 2020, 17:40

Aeroporti i Rinasit pasditen e kësaj të shtune ka dhuruar një pamje krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim vitet e fundit. Ai është "pushtuar" nga heronjtë e bluzave të bardha, të cilët po nisen drejt Italisë për të ndihmuar shtetin mik në këtë situatë të vështirë që po përjeton në betejën me koronavirus. Të gjithë janë të veshur me veshjen mbrojtëse, me valixhe në duar për të ndihmuar sado pak Italinë, e cila po lëngon nga koronavirusi.

  •