Agim Sulaj bashkon zemrat e 45 artistëve nga bota, pikturat për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri

1 / 15
2 / 15
3 / 15
4 / 15
5 / 15
6 / 15
7 / 15
8 / 15
9 / 15
10 / 15
11 / 15
12 / 15
13 / 15
14 / 15
15 / 15
13 Dhjetor 2019, 10:05

E jashtëzakonshme, 45 artistë nga bota janë tashmë me mendje e zemër tek Shqipëria!

Piktori dhe karikaturisti me famë botërore, Agim Sulaj, që banon prej vitesh në Rimini të Italisë, e përjetoi me dhimbje ngjarjen që tronditi Shqipërinë më 26 Nëntor, ku një tërmet i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe banesa.

Për të kontribuar për vendin e tij, nga thellësia e shpirtit iu zgjua një thirrje për miqtë artistë në mbarë botën, për solidarizimin me dhimbjen shqiptare.

Dhe ndodhi mrekullia! 45 artistë nga vende të botës iu përgjigjën temës “Tërmeti dhe Shqipëria” me dedikime të një dashurie të pazakontë për vendin tone të vogël.

Me sytë dhe zemrën nga Shqipëria u ngrit kjo ekspozitë e kuruar nga Agim Sulaj, që titullohet “Shqipëria e pas tërmetit”. Veprat e sjella janë zemra e një ekspozite me tri cikle, ku në dy të tjerat përfshihet krijimtaria retrospektivë. 

Ekspozita e çelur në Hotel Plazza përbëhet nga dosja me skica ku përfshihen punët më të veçanta të piktorit në rininë e tij dhe cikli i veprave në retrospektivë “rrënjët 3”, një cikël I mbarsur me kujtesën që nuk rresht për atdheun dhe me  plot risi tematike, të sintetizuara në forcën shprehëse të hiperealizmit që e karakterizon artin e Agim Sulaj në kohë.