Aksident i rëndë në Tropojë/ Humb jetën 9-vjeçari, 5 të tjerë të plagosur (FOTO)

Një nga makinat e aksidentuara në Tropojë

1 / 4

Një nga makinat e aksidentuara në Tropojë

2 / 4

Një nga makinat e aksidentuara në Tropojë

3 / 4

Një nga makinat e aksidentuara në Tropojë

4 / 4
21 Korrik 2019, 21:34

TROPOJË- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tropojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 9-vjeçar, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram- Curri - Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy automjete tip "Benz" dhe "Toyota" janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja fatale për një familj. Të plagosur kanë mbetur Z.M, B.Ç, A.Ç, A.Ç, H.L e ndërsa 9-vjeçari me inicialet E.Ç, 9 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

Siç njoftojnë uniformat blu, 9-vjeçari po udhëtonte në makinë me babanë, xhaxhanë dhe kushëririn e tij, ku të tre këta të fundit mbetën të plagosur, e ndërsa goditja ka qenë shumë e rëndë duke i marrë atij jetën. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit për këtë arsye grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.