Mirsad Avdijaj djali i madh i familjes Avdiaj që u shua aksidentin tragjik të ndodhur 2 ditë më parë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, shprehet i tronditur nga ngjarja.
Mirsad Avdijaj ka rrëfyer për detajet e aksidenttit tragjik ka thënë se ndihet si kur është në një film të keq horror.
Ndihem sikur jam në një film të keq horror. Babai im ishte shoku im më i mirë. Unë i doja shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, tha ai për gazetën zvicerane “Blick”.
Të Dielën e kaluar ai e çoi familjen në aeroport.
“Babai im donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ai ishte aq i lumtur që e pa përsëri. Ai ishte miku im më i mirë. Ende nuk mund të mendoj qartë. Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”,thotë 26-vjeçari.
Mediumi zviceran “Blick”, ka publikuar fotografitë e të ndjerëve.
Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjejes Avdiaj nga Kosova, konkretisht Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç e Medina Avdiaj, 5 vjeçe.
Violeta një nga vajzat, e cila ka shpëtuar ndodhet në spital. I vëllai deklaron se mjekët i kanë thënë se do të shërohet.
“Ajo është dëmtuar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të premten. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet”, thotë vëllai.
Po ashtu edhe miqtë e të ndjerit thonë se Blerim Avdijaj ishte njeri i mirë dhe i shoqërueshëm, teksa kujton edhe momente së bashku me familjen tij.