Aksident në Librazhd, 'shoferi i ri' përfundon në përrua, qytetarja nxjerr tre të rinjtë (FOTO)

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
22 Janar 2020, 14:06

LIBRAZHD-Një makinë me targa "AA 518 BC" si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në përroin e Shesë mesditën e sotme. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre të rinj, shoferi dhe dy pasagjerët;  S. M. 20-vjeç, L. M. 28-vjeç dhe E. M. 18-vjeç.

Një qytetare që ka qëlluar në atë moment pranë vendit të ngjarjes është futur në përrua duke nxjerr të lënduarit, që më pas u transportuan në spital, raporton gazetarja e Report Tv Tatiana Xhahysa. Drejtuesi kishte pak kohë që kishte marrë makinën, pasi në xhamin e pasmë kishte vendosur një tabelë 'shofer i ri'.