Alpinistët ngjisin majën e malit të përbashkët Shqipëri-Kosovë (FOTO)

Alipinistët nga Shqipëria dhe Kosova në majën e Pashtrikut

1 / 6

Alipinistët nga Shqipëria dhe Kosova në majën e Pashtrikut

2 / 6

Alipinistët nga Shqipëria dhe Kosova në majën e Pashtrikut

3 / 6

Alipinistët nga Shqipëria dhe Kosova në majën e Pashtrikut

4 / 6

Alipinistët nga Shqipëria dhe Kosova në majën e Pashtrikut

5 / 6

Alipinistët nga Shqipëria dhe Kosova në majën e Pashtrikut

6 / 6
18 Shkurt 2019, 14:21

Janë ngjitur në majën e Pashtrikut, 1986 metra, për nder të Pavarësisë së Kosovës. Rreth 50 alpinistë nga Kukësi, Tirana dhe Kosova, u bënë pjesë e këtij marshimi simbolik. Nuk munguan as urimet nga alpinistët për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mali i Pashtrikut është i zhveshur dhe shkëmborë, me forma karakteristike dhe me pak ujë sipërfaqësor. Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë. Pashtriku është i vendosur në veri-lindje të Shqipërisë, ndërsa qyteti i Krumës është i pozicionuar në krah të tij.

Pjesa tjetër, pra një e treta e malit është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Fshati Gjonaj është pozicionuar në krah të malit. Kjo ishte arsyeja pse alpinistet vendosën për të ngjitur majën e Pashtrikut pasi është mali i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës .