Amazona po lëngon, 'mushkëria' e botës në flakë! FOTO drithëruese

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
22 Gusht 2019, 21:11

Amazona po lëngon! Mushkëria e botës", "shtëpia" e qindra specieve të pazakonta bimore dhe shtazore, është në rrezik nga flakët e zjarrit që po përpijnë gjithçka u del përpara

Rreth 73,000 zjarre janë regjistruar midis janarit dhe gushtit, krahasuar me 39.759 gjatë gjithë vitit 2018. Referuar Instituti Kombëtar për Kërkimin në Hapësirë (INPE), rënia e zjarreve shënon një rritje prej 83% krahasuar me vitin e kaluar dhe më e larta që nga fillimi i regjistrave në 2013. Imazhet dhe videot janë dramatike, teksa shtëllunga të mëdha tymi kanë "pushtuar" vendin. Tymi ka arritur deri në Sao Paulo, më shumë se 1.700 milje larg.