'Antibiotikët nuk janë karamele', deputetët vijnë të veshur me bluza të bardha në mbledhjen e komisionit

0/6 Deputetët në Komisionin për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
21 Nëntor 2019, 16:10

Ditën e sotme është zhvilluar komisioni për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, por nuk ka qenë si në ditët e tjera.

E veçanta e komisionit të sotëm ishte se të gjithë deputetët ishin veshur me bluza të bardha me mbishkrimin “Antibiotikët nuk janë karamele”.

Kjo vjen si një fushatë sensibilizuese kundër përdorimit të shumtë të antibiotikëve.

Me ardhjen e dimrit, alergjitë dhe sëmundjet shtohen, duke u shoqëruar me komplikacone dhe duke rënduar shëndetin e personit.

Prandaj mjekët ngrenë alarmin për të shmangur kategorikisht përdorimin e antibiotikëve, të konsultohen me specialistët dhe qytetarët të marrin mjekimin e duhur.