Atentat dy vëllezërve në Tepelenë, njërin e plagosin me kallash në derë të shtëpisë, tjetrin e marrin dhe vrasin rrugës (FOTO)

Viktima Artur Bresha

1 / 8

I plagosuri Artan Bresha

2 / 8

Viktima Artur Bresha

3 / 8

I plagosuri Artan Bresha

4 / 8

I plagosuri Artan Bresha

5 / 8

Viktima Artur Bresha dhe i plagosuri vëllai i tij Artan Bresha

6 / 8

Policia në vendin e ngjarjes

7 / 8

Policia në vendin e ngjarjes

8 / 8
4 Dhjetor 2019, 21:15

TEPELENË- Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure. Viktimë ka mbetur Artur Bresha ndërsa i palgosur rëndë ka mbetur vëllai i tij Artan Bresha.

Policia bën me dije se me breshëri automatiku autorët kanë qëlluar mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati.Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i viktimës, Artur Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.