Atentati i dështuar në Bulqizë/ Plumbat në xham, shpëtojnë mrekullisht dy kushërinjtë (FOTO)

Automjeti i Eir Tolljas që u qëllua me armë

1 / 7

Automjeti i Eir Tolljas që u qëllua me armë

2 / 7

Automjeti i Eir Tolljas që u qëllua me armë

3 / 7

Automjeti i Eir Tolljas që u qëllua me armë

4 / 7

Automjeti i Eir Tolljas që u qëllua me armë

5 / 7

Automjeti i Eir Tolljas që u qëllua me armë

6 / 7

Automjeti i Eir Tolljas që u qëllua me armë

7 / 7
20 Nëntor 2020, 16:21

Report Tv ka siguruar fotot e makinës së Eri Tolljas, e cila u qëlluar me armë zjarri në Rrugën e Arbrit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 

Nga pamjet duket se plumbat kanë goditur xhamin e parë të mjetit tip 'Land Rover', por duket se dy të rinjtë kanë qenë me fat dhe i kanë shpëtuar atentatit. 

  • Njoftimi i Policisë Bulqizë
    Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim  autorin e  dyshuar të ngjarjes.
    Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
    Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas  goditur automjetin tip 'Land Rover', ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt  automjetit.
    Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.
    Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur  për konflikte të tyre të mëparshme.
    Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.