Autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci, plagosen disa persona (FOTO)

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
29 Tetor 2020, 09:25

Një autobus me targa shqiptare është përfshirë në një aksident në Kroaci.

Nga aksidenti i ndodhur në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit kanë mbetur të plagosur lehtë disa persona.

Zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin tha se në aksident është përfshirë një autobus dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja është regjistrua rreth orës 11:00 të kësaj të mërkure.

Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë saktësisht ndodhi do të dihet pas hetimit”, shtoi Grbin.