Basha takim me bizneset në njësinë 8 në Tiranë: Po falimentojnë për shkak të Ramavirusit (FOTO)

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
29 Maj 2020, 12:09

Kreu i Demokratëve ka dalë sërish ditën e sotme në terren ku është takuar me bizneset e njësisë numër 8 në Tiranë. Basha shprehet se bizneset po shkojnë drejt falimentit dhe nuk janë ndihmuar nga qeveria, pasi Rama nuk ka asnjë plan konkret ekonomik për të nxjerrë nga kriza e pandemisë biznesin e vogël.

"Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël. Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet. Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë", shkruan Basha.