Besimtari puth Papën në ballë, fotoja bëhet virale në të gjithë botën

0/7
20 Shkurt 2020, 15:09

Fotografia e pavdekshme që u shkrep nga të pranishmit në daljen e së mërkurës është një ndër më të bukurit.

Gjatë vizitës së Papa Françeskut në sallën e “Paul VI”, një besimtar i dha një puthje të ngrohtë në ballë Atit të Shenjtë.

Një burrë rreth të 40-ave, i veshur thjeshtë me një  bluzë blu arriti edhe ta përqafonte Papën.

Ky imazh u bë viral në të gjithë botën, pas shuplakës që i dha në dorë një besimtareje kineze e cila nuk ia lëshonte dorën,  disa javë më parë.

Sipas "TigCom24", Papa Françesku i kushtoi audiencës së besimtarëve për të lavdëruar butësinë, për të kontrolluar zemërimin, duke shpjeguar se fjala ‘zemërbutë’ do të thotë "e ëmbël, e butë, pa dhunë" dhe se butësia duhet të manifestohet në momente e konfliktit.

Ai u drejtoi një mesazh  të gjithëve, madje edhe vetvetes. 

Personi që arriti të konsumonte disa fjalë me Papën ishte pjesë e eventit të aktorit dhe piktorit francez 89-vjeçar, Michel Lonsadale, një katolik i angazhuar për një kohë të gjatë në “Rinovimin Karizmatik”, një lëvizje që ka dhjetëra miliona besnikë në të gjithë botën dhe që Papa Françesku takohet çdo vit.