Bllokohen skafe, gomone e mjete lundruese të vjedhura në Sarandë e Korfuz, pranga 4 shqiptarëve

Gomonia e vjedhur e bllokuar nga policia

1 / 4

Varka e vjedhur e bllokuar nga policia

2 / 4

Gomonia e vjedhur e bllokuar nga policia

3 / 4

Motorri i vjedhur i bllokuar nga policia

4 / 4
3 Shtator 2018, 15:52

Falë një operacioni të mirëorganizuar të Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare dhe asaj Greke të koduar “Butrinti” janë sekuestruar 5 mjete lundruese të vjedhura. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe katër persona.

Më datë 02.09.2018, në grykëderdhjen e lumit "Pavllo", u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm: F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë. A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin "Evinrude", pa dokumentacion.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit nga ana e Policisë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
- Gomone "Highfield", motor "Mërkuri" me 9HP.
- Varkë plastike "Evinrude" 25 HP.