Brenda vilës luksoze të Bebe Rexhës

0/13 Vila e Bebe Rexhës
9 Tetor 2019, 09:15

Këngëtarja shqiptar Bebe Rexha ka një vilë madhështore prej 2 milionë dollarësh në Hollyëood Hills.

Ylli 30-vjeçar e bleu shtëpinë në vitin 2018, e cila një ndërthurje të stilit francez dhe italian.

 Nga pishina luksoze e deri tek pamja piktoreske e  kodrës, oborri me muret e lartë ndihmon në mbrojtjen e intimitetit të artistes.

Beben e karakterizon mikpritja, një ndër shenjat dalluese të sjelljes shqiptare, pasi ajo që bie në sy është se në shtëpinë e saj ka dy dhoma gjumi për miqtë.

Vila luksoze gjithashtu ka dy banjo, një kuzhinë të bardhë, një dhomë ndenje, një dhomë e këndëshme e intime, perfekte për të lexuar një libër dhe një dhomë ngrënjeje, ku mund të shijosh darka nën pamjen e mrekullueshme që të falin kodrat.

Nuk mund të mungonte dhoma e gjumit e pronares së shtëpisë, ku mund të relaksohesh e të të zërë gjumi nën yjet vezullues që mundëson pamja nga dritarja.