Britani/ Theresa May në lot: Më 7 qershor do të japë dorëheqjen (FOTO)

Kryeministrja britanike, Theresa May

1 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

2 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

3 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

4 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

5 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

6 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

7 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

8 / 9

Kryeministrja britanike, Theresa May

9 / 9
24 Maj 2019, 12:33

Me anë të një fjalimi emocional ku nuk munguan as lotët, kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar se do të heq dorë nga posti si kryetare e Partisë Tory rrjedhimisht edhe nga posti i kryeministres.

Ajo e bëri njoftimin e saj me anë të një deklarate drejtuar kombit britanik pas takimit me udhëheqësin e konservatorëve,  Graham Brady.

May tha se ajo kishte bërë gjithçka që kishte mundur për të fituar mbështetje për marrëveshjen e saj për Brexit, por tha se tani është në interesin e mirë të vendit që Britania te ketë një kryeministër të ri që ta udhëheqë përpjekjen për Brexit.

"Kështu  unë po njoftoj sot se do të jap dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore dhe të premten më 7 qershor në mënyrë që të zgjidhet një pasardhës".

May shtoi: "Është dhe do të mbetet gjithmonë një çështje keqardhjeje për mua se nuk kam qenë në gjendje të dorëzoj Brexit".