Çaçi...ose historia e një flokatareje që bëri histori (FOTO)

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
23 Shtator 2020, 20:45

“Sa nuse kam bërë, mo biri! Një ditë te Fusha e Sportit”, aty motra ime ka shtëpinë, ndalova përpara një porte se isha me bicikletë. Kishte shumë trafik. Atë moment pikërisht hapet porta, del një grua me robdëshambër vishnje, me përparëse. Dukej sikur sapo kishte mbaruar së bëri byrek sepse përparsen e kishte me miell. Më shikon dhe më drejtohet: Më fal,Çaçi je? Po, i them. A më mban mend mua, më pyet. Jo, i thashë. Ku jemi takuar?