TIRANË- Një çantë e dyshimtë është gjetur tek 'Sheshi Skënderbe' në Tiranë, ku dyshohet se brenda saj mund të ketë bombë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar zonën dhe po mbajnë njerëzit larg perimetrit të rrezikshëm.
Çanta është gjendur në një zonë të hapur shumë pranë Muzeut Kombëtar. Dyshohet që një person mund ta ketë lënë qëllimisht aty çantën në fjalë. Ndërkohë pritet që në vendin e ngjarjes të vijnë forcat xheniere në mënyrë që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia e Shtetit është njoftuar nga policia e Bashkiake që ka qenë pranë zonës.