Cilët janë sytë më të veçantë në botë...

0/27
15 Nëntor 2019, 17:02

Sytë shprehin ndjenjat tona më të sinqerta dhe në shumë raste përcjellin shumë më tepër sesa mund të thuhet me fjalë. 

Aplikacioni i fotografive Agora u kërkoi fotografëve të paraqisnin foto që rrëfenin tregimet e subjekteve të tyre përmes syve të tyre qofshin ato kafshë, insekte apo njerëz duke paraqitur bukurinë natyrore të qenieve të gjalla në të gjithë botën.

Në foto paraqiten sytë e frikshëm të një krokodili, një portret të një burri të moshuar në gjendje medituese, një vajzë të re me sy ëndërrues apo një flamingo me sy të verdhë.

Të gjithë mund të votojnë për foton e tyre të preferuar në aplikacion deri më 10 dhjetor, ku fotografi  Faëad Malik, të vendosë se kush do të shpallet fituesi i përgjithshëm i cili do të marrë një çmim prej 1mijë dollarë.

Identiteti i fituesit do të bëhet i ditur në datën 12 dhjetor.