Dëshmia e djalit të kreut të Ballit Kombëtar: Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë

1 / 19
2 / 19
3 / 19
4 / 19
5 / 19
6 / 19
7 / 19
8 / 19
9 / 19
10 / 19
11 / 19
12 / 19
13 / 19
14 / 19
15 / 19
16 / 19
17 / 19
18 / 19
19 / 19
17 Nëntor 2019, 16:50

Memorie.al publikon dëshminë e familjarëve të Hasan Dostit, ish-eksponentit kryesor të organizatës nacionaliste Balli Kombëtar gjatë viteve të Luftës dhe kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” të SHBA-ve, të cilit më 16 nëntor të vitit 1944, forcat gjermane i ekzekutuan bashkëshorten dhe vëllanë. Si ndodhi incidenti në shtëpinë ku banonin Dostët në fundin e rrugës së Kavajës, përse gjermanët hynë në atë shtëpi dhe si shpëtuan gjallë pjestarët e tjerë të familjes? Ngjarja e panjohur e rrëfyer nga Viktor Dosti i cili tregon me emra dhe personat e tjerë, komshitë e tyre që u ekzekutuan nga forcat gjermane në momentet e fundit të tërheqjes së tyre nga kryeqyteti si dhe ngjarja në Kishën Katolike të Tiranës ku Padër Mëshkalla shpëtoi me qindra qytetarë që ishin futur aty për t’u fshehur nga gjermanët…v

 “Pasi pashë xhaxhanë tonë, Kutbiun, që ra i vdekur në oborr, unë u futa menjëherë në lavanderinë e shtëpisë dhe po mundohesha që të nxirrja nga flakët e zjarrit, komshiun tonë, Kujtim Libohovën (Ismailati), i cili ishte njëri nga djemtë e asaj shtëpie ku banonim ne me qera. Duke menduar se gjermanët i kishin vrarë të gjithë njerëzit e shtëpisë, unë u ngjita sipër në mes flakëve të zjarrit duke kontrolluar nëpër dhoma. Në dhomën që ishte studio e babait, gjeta të vrarë nënën tonë, Fetijen, e cila ishte goditur nga një breshëri plumbash, diagonal me kraharorin. Me vështirësi të madhe unë e ngrita nënën nga cepi i dhomës dhe e vura në një shtrat”. Kështu e kujtonte atë ngjarje të largët të ndodhur plot 75 viteve më parë, në 16 nëntorin e vitit 1944, djali i madh i Hasan Dostit, Viktori, lidhur me forcat gjermane që po tërhiqeshin nga Tirana, të cilat bënë raprezalje në shtëpinë ku banonin ata asokohe, në Rrugën e Kavajës. Lidhur me atë ngjarje, të cilën familja Dosti nuk mund ta harrojë lehtë, pasi ata humbën dy nga njerzit më të dashur të familjes (nënën dhe xhaxhanë e tyre), na njeh intervista e z. Viktor Dosti, të dhënë për ne pak kohë para se ai të ndërronte jetë.