Dëshmia e rrallë e vëllait të 'Heroit të Popullit': Çfarë më tha Drejtori i Spitalit të Fierit për vdekjen e Sejfulla Malëshovës

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
23 Shtator 2020, 09:39

Publikohet dëshmia e rrallë e Xhaferr Vokshit, vëllait të ‘Heroit të Popullit’, Asim Vokshit, lidhur me mikun e ngushtë të tij, Sejfulla Malëshovën, të cilin ai e ka njohur që nga periudha e Luftës dhe më pas gjatë viteve kur Xhaferri ishte i internuar në Ishullin e Zvërnecit, qytezën e Ballshit dhe Fier, ku ai shkonte dhe takohej shpesh me Malëshovën.  Si e kujton Vokshi mikun e ngushtë të tij dhe bisedat që bënin me të për letërsinë dhe politikën, çfar thoshte Sejfullai lidhur me dënimin e tij, përse ai nuk pranonte të bënte biseda të karakterit politik, si dhe momentet e fundit të jetës së tij në Spitalin e Fierit, ku drejtori e thirri, për t’i treguar “të vërtetën” e vdekjes së Malëshovës?!

28 shkurt të vitit 1903, në fshatin Malëshovë të Përmetit, lindi Sejfulla Malëshova, i cili më pas u bë një nga personalitetet më të njohura të Luftës Antifashiste dhe letrave shqipe. Pasi u godit nga Enver Hoxha, për mendimet dhe pikpamjet e tij liberal – demokrate, në vitin 1947, kur ishte Ministër i Shtypit dhe i Propagandës, Sejfulla Malëshova, punoi disa kohë si përkthyes në Institutin e Shkencave në Tiranë dhe më pas u internua në rrethin e Fierit, ku deri sa ndërroi jetë punoi si punëtor dhe magazinier në ndërrmarjet bujqësore të fushave të Myzeqesë.Një nga miqtë e pakët të Malëshovës, ka qenë Xhaferr Vokshi,(vëllai i “Heroit të Popullit”, Asim Vokshi) i cili e ka njohur nga afër Sejfullaun që nga koha e Luftës dhe pas viteve 1956, kur ai u dënua në Konferencën e Tiranës e u internua fushave të Myzeqesë, ku Xhaferri shkonte shpesh për ta takuar. Një nga dëshmitë më interesante në kujtimet e Vokshit, është misteri vdekjes së Sejfullait në spitalin e Fierit dhe se çfar tha mjeku që ishte dërguar nga Tirana?!

( Kliko këtu ) Shkrimi i plotë