Dëshmia e rrallë ish-kryetarit të Degës: Si i copëtuam me granata dy djemtë në Shkodër pas 8 orësh të rrethuar

1 / 22
2 / 22
3 / 22
4 / 22
5 / 22
6 / 22
7 / 22
8 / 22
9 / 22
10 / 22
11 / 22
12 / 22
13 / 22
14 / 22
15 / 22
16 / 22
17 / 22
18 / 22
19 / 22
20 / 22
21 / 22
22 / 22
18 Shkurt 2020, 08:53

Publikohen historinë e panjohur të ndodhur në qytetin e Shkodrës më 23 janar të vitit 1983, kur dy  të rinj, Fatmir Gusha dhe Sali Breshni, pasi kishin rrëmbyer tre armë automatike “Kallashnikov”, dhe disa karikatorë, në një nga repartet që ndodhej në fshatin Shtoj, u nisën drejt qytetit të pashqetësuar nga njeri deri tek Dega Ushtarake, ku pasi u diktuan dhe u konfliktuan me një oficer, filluan të qëllonin në ajër  në shenjë presioni.

Largimi i tyre, për të shkuar tek Dega e Brendëshme, u pikas nga forcat e policisë  dhe u detyruan të qëndronin tek një rrugicë pas  Instituti Pedagogjik, “Luigj Gurakuqi”, ku  hynë dhe u ngujuan tek shtëpia e familjes Hysej, ku u rrethuan nga forca të shumta të Policisë së Shkodrës dhe Divizonit Ushtarak, si dhe Forcave Speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana.E gjitha ngjarja, sipas dëshmisë së rrallë të ish-Kryetarit të Degës së Punëve të Brendëshme të qytetit të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj,  publikohet për herë të parë nga Memorie.al, pasi që nga mbrëmja e 23 janarit 1983 e deri më sot, gjithçka ka mbetur në heshtje duke e mbuluar me mister  atë ngjarje që tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës, por edhe udhëheqjen e lartë në Tiranë, pasi Ramiz Alia dërgoi urgjent në Shkodër ministrin e Punëve të Brendëshme, Hekuran Isai, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Kasem Kaçi dhe gjithë natën që u mbajtën të rrethuar  dhe deri në mëngjes, kur dhe u eliminuan fizikisht, duke i shëmbur shtëpinë me një tank dhe duke i qëlluar me granata, Ramizi ishte në kontakte me ta, duke dhënë urdhëra, mendime dhe sugjerime.