FOTO/ Vrasja në Shkodër, viktima i apasionuar pas hipizmit

Arjan Ferracaku me kalë

1 / 5

Arjan Ferracaku me kalë

2 / 5

Arjan Ferracaku me kalë

3 / 5

Arjan Ferracaku me kalë

4 / 5

Arjan Ferracaku me kalë

5 / 5
1 Shtator 2018, 16:31

SHKODËR-Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 30 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00.

Pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër, të tjera detaje vijnë për 30-vjeçarin, i njohur si pronar i disa bizneseve në qytetin verior.

“Shqiptarja.com” ka siguruar disa foto ku Arjan Ferracaku, shfaqet duke kalëruar. Burimet bëjnë me dije, se biznesmeni kishte pasion hipizmin. Në momentin e vrasjes, 30-vjeçari kishte dalë të kalëronte me dy persona të tjerë, kur u qëllua me kallashnikov. Dy personat që e shoqëronin, janë në komisariat.