SKRAPAR- Fasoneria e Skraparit është djegur pasditen e sotme nga një zjarr i rënë në ambientet e saj. Punonjësit që kanë qenë brenda kanë kaluar momente paniku, por kanë arritur të dalin jashtë, duke mos u lënduar asnjëri prej tyre. Në fasoneri prodhoheshin këpucë, sandale e së fundmi edhe çanta.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e Report Tv tregojnë zjarrin dhe tymin e zi që ka mbuluar gjithë ndërtesën, ndërsa punonjësit dhe banorët e ndodhur aty janë distancuar që të mos rrezikojnë lëndimin. Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në fasoneri.