Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa është shqiptari i rradhës që kërkon azil politik jashtë vendit.
Njeriu që ka marrë disa kërcënime me jetë për shkak të pozicionit të tij si drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka zgjedhur të kërkojë mbrojtje, së bashku me familjen e tij, në Zvicër.
“Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit u mblodh sot më datë 03.12.2019 ku u njoh me dorëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv Z. Agron Tufa dhe e pranoi atë.
Më poshtë do të gjeni të skanuar deklaratën e plotë të Z. Agron Tufa dhe arsyet e tij për këtë doreheqje”, thuhet në një postim në Facebook të këtij instituti.