Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela kalon Vettingun (FOTO)

Donika Prela sot para seancës në KPK

1 / 7

Donika Prela sot pas seancës në KPK

2 / 7

Donika Prela sot para seancës në KPK

3 / 7

Donika Prela sot gjatë seancës në KPK

4 / 7

Donika Prela në një seancë gjyqësore

5 / 7

Donika Prela dhe Arta Marku

6 / 7

Donika Prela

7 / 7
5 Shkurt 2019, 09:46

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari pasi hetuan dhe shqyrtuan dokumentacionin vlerësuan që Prela e kalon vettingun. Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda ishte e pranishme në seancën e sotme. Kryesuesi Roland Ilia u shpreh se vendimi për drejtuesen e Krimeve të Rënda u shty nga data 29 janar kur ishte parashikuar për ditën e sotme për të verifikuar denoncimet në media, referuar akuzave nga Partia Demokratike. Sipas trupës gjykuese, në përfundim të verifikimeve nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar kështu në detyrë.