Durrësi ndez dritat e festave të fundvitit

0/15
6 Dhjetor 2019, 19:08

Më 26 nëntor ndodhi tërmeti shkatërrues që preku veçanërisht banorët e Durrësit dhe Thumanës, aty ku u gjetën trupat e pajetë të fëmijëve të pafajshëm apo prindërve të tyre plot shpresë.

Askush nuk e largon dot dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe as trishtimin e atyre që nuk kanë sonte një strehë mbi kokë.

Por Durrësi I është rikthyer atmosferës festive të dritave dhe dhuratave.

Dritat nëpër rrugët e Durrësit do të largojnë sadopak traumën që banorët e këtij qyteti bregdetar kaluan.

Të gjithë kanë ëndërruar për Babagjyshin e Vitit të Ri gjatë gjithë vitit dhe mezi I presin festat e fundvitit.

Ndoshta dritat rrëzëllitëse do të sjellin pozitivitet në ditët në vijim për të gjithë shqiptarët.