Dy ditë para Hagës, Hashim Thaçi i shkon tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri!

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
11 Korrik 2020, 22:36

Dy ditë para se të shkojë në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në varrin e Adem Jashari, një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe komandat i saj. Në statusin e bërë në rrjetet sociale, Thaçi përcjell edhe një mesazh shumë të fortë, i cili vjen në një kohë kur Haga ka ngritur aktakuzën për krime lufte.

"Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë̈ luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri", shkruan Thaçi.