Ekspertët zviceranë në terren/ Ambasada: Kontrolle në Durrës dhe Krujë! Puna vazhdon për të përcaktuar veprimet e mëtejshme

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
30 Nëntor 2019, 15:35

Ambasada e Zvicrës në Tiranë njofton se ekspertët zviceranë kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet.

"Ekspertët zviceranë vazhdojnë punën në terren. Në Durrës dhe Krujë ata kontrolluan ndërtesa të dëmtuara për të vendosur nëse duhen hequr menjëherë. Puna vazhdon sot për të përcaktuar veprimet e mëtejshme në bashkërendim me autoritetet përkatëse", shkruan Ambasada e Zvicrës.