Epoka Dixhitale në TUMO Center, mijëra të rinj mësojnë gjuhën e kodimit (FOTO)

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
19 Janar 2021, 18:54

Tashmë për të rinjtë të grupmoshave 12-deri në 18 vjeç është inkubatori më i ri i teknologjisë TUMO center, këtu në Air Albania. Këta fëmijë do të vijnë për të praktikuar pasionet e tyre, qëllimet dhe dëshirat në 8 disiplina, ku praktikisht ata do të regjistrohen në 4 disiplina. Për më tepër, për të në shuar kuriozitetin do të ndjekim intervistën me menaxheren e Tumo center Shqipe Berisha. “Tumo ka nisur në Jerevan para disa vitesh si një qendër teknologjike për fëmijët dhe të rinjtë. Suksesi i saj u dëgjua në mbarë botën dhe së fundmi janë hapur disa qendra të tilla në Berlin, në Paris para dy vitesh, në Moskë dhe lista do vazhdojë në SHBA, Japoni etj. Këtu fëmijët vijnë për të mësuar disiplina të ndryshme, kanë një program të dedikuar ku kanë pjesën e mësimit individual. Kanë ëorkshop-e, të cilat i organizojnë me ekspertë të fushës ku provojnë në praktikë ato dije që kanë marrë gjatë mësimit individual dhe njëherë në dy tre muaj kanë laborator të cilat organizohen me specialist edhe ndërkombëtar të fushave përkatëse ku punohet për një project të caktuar”, tha Shqipe Berisha. Jurgen Tafaj, 17-vjeç prej 2 muajsh është pjesë e Tumos. Ai ka kërkuar të mësojë  3D, game development, animation dhe graphic desing. “Unë kam zgjedhur disiplinën e 3D, e cila ajo është që po ndjek për momentin. Disiplinat e tjera që unë kam zgjedhur, që jam interesuar është dhe game development, animation dhe graphic design. Unë i zgjodha këto që t’i vazhdoj në Tumo sepse më duket një mundësi shumë e mirë për të ardhmen dhe është një nga vendet që ka teknologjinë e fundit”, shprehet Jurgen Tafaj.   “ Kriteret janë nga mosha 12 deri në 18 vjeç, ky është kriteri i vetëm dhe një pagesë prej 5 mijë lekë në muaj. Afati i kursit për çdo disiplinë, për të mbyllur një nivel discipline është rreth 1 muaj, 1 muaj e gjysmë”, tha  Shqipe Berisha. 13-vjeçarja Morela Baushi u bë pjesë e shtëpisë creative për të ushqyer pasionet e saj.  “Grapgic design, 3D, programim dhe robotika dhe i ka zgjedhur për shkak se design dhe 3D janë një pasion i im dhe programimi dhe robotika për një eksperiencë tjetër”, shprehet Morela Baushi .