Rreth orës 11:00 të 30 korrikut karabinierët e Companisë Bibbiena shkuan me urgjencë në zonën Cerromondo – Poppit. Një qytetar kishte njoftuar autoritetet se ishte ulur një helikopter nga një shtet i huaj. Karabinierët konstatuan se ai ishte ekuipazhi i një helikopteri të Forcave të Armatosura, ku në bord ishin dy ushtarake dhe dy nënushtarakë shqiptar.
Ushtarakët italianë mësuan se helikopteri ishte nisur nga Franca aty ku po riparohej dhe më pas ishte ndalur transit në Itali për të shkuar në Shqipëri. Por gjatë rrugës një prej pjesëve të motorit u nxeh dhe lindi nevoja për një ulje emergjence çka bëri që dhe ulja në tokë të bëhej e sforcuar.