Filmi i Bes Kallakut 'Falco' bashkon emrat më të njohur të ekranit shqiptar

0/19 Besi me mamanë dhe babain e tij
21 Nëntor 2019, 19:50

Premiera e filmit të parë të Bes Kallakut “Falco” u mbajt mbrëmjen e djeshme.

Kjo mbrëmje bashkoi emra të njohur të botës së ekranit shqiptar, të cilët uruan Besin për projektin më të ri.

Në sy ra Xhensila me një fustan të zi pas trupit dhe vogëlushja Ajka me një fustan me lule.

Gjithashtu ne u njohëm edhe me familjarët e aktorit të humorit, me mamanë dhe babain e tij, pasi Ija dhe motra e tij Ana janë të njohura për publikun.

Në premierën e filmit morën pjesë aktori i njour i humorit Behar Mera, Rashela Kolaneci apo Rezarta Shkurta me bashkëshortin e saj Ermal.

Bleona, e cila është pjesë e kastit të aktorëve shkëlqeu me kostumin e saj të zi pas trupit.

Nuk kishte si të mos mungonte Olsi Bylyku me të dashurën e tij.

Filmi është pasqyrim i realitetit shqiptar, sjellë me nota komike,ku do të jenë pjesë persoanzhe të njohur nga publiku.

Protagonisti “Falco” punon në Itali dhe ka një ndërmarrje pastrimi dhe gjelbërimi. Më pas ai vjen në Shqipëri sepse 4 deputetë kanë dhënë dorëheqjen.

Filmi nis pasi opozita ka dorëzuar mandatet.

Ai si i 5-ti në listën e Lezhës, i takon mandati i deputetit dhe nga kapuçi i hajdutit shkon dhe vesh kostumin e politikanit.

Më në fund fansat do të arrijnë ta shikojnë tashmë në kinematë kryesore të kryeqytetit.