FOTO nga arsenali i Lefter Zhidrus brenda shtëpisë pas ekzekutimit dhe trupi i tij i pajetë

Arma tip AK 47 (Kallashnikov) dhe me rreth të kuq këmba e Lefter Zhidru

1 / 9

Çanta e mbushur me tritol me fitil ndezës

2 / 9

Pjesë nga arsenali i armatimit të Lefter Zhidru (Kallëpë e tritolit)

3 / 9

Trupi i pajetë i Lefter Zhidru

4 / 9

Arma tip AK 47 (Kallashnikov)

5 / 9

Pjesë nga arsenali i armatimit të Lefter Zhidru (Kallëpë e tritolit)

6 / 9

Bombola e gazit

7 / 9

Bombola e gazit dhe çanta me fitilin ndezës

8 / 9

Pjesë nga arsenali i armatimit të Lefter Zhidru (Kallëpë e tritolit)

9 / 9
24 Shtator 2020, 22:54

Lefter Zhidru u ekzekutua me snajper, ndërsa gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën kallëpe tritoli  të vendosura në të gjithë shtëpinë. Mendohet se 71-vjeçari i kishte përgatitur këto  kallëpe me tritol për t’i hedhur kundër policisë. I moshuari madje ka kërcënuar gjatë negociatave me të bijën  se "nëse policia nuk largohej do i hidhte në erë."

Sipas burimeve për Report TV në banesën e tij u gjet mbi 1 kg tritol e  lidhur me bombola gazi dhe një sistem elektrik që mund të shpërthen në çdo moment duke e vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë. Për këtë arsye policia ka bërë ekzekutimin e tij me snajper, i cili ishte pozicionuar në pallatin përballë banesës së agresorit.

Në banesën e 71-vjeçarit është gjetur një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.