Foto nga dëbora në Kukës ku rreshjet e dëborës arritën deri në 1 metër

Borëpastrueset në rrugë

1 / 10

Borëpastrueset në rrugë

2 / 10

Borëpastrueset në rrugë

3 / 10

Borëpastrueset në rrugë

4 / 10

Borëpastrueset në rrugë

5 / 10

Dëbora në Kukës

6 / 10

Dëbora në Kukës

7 / 10

Dëbora në Kukës

8 / 10

Dëbora në Kukës

9 / 10

Dëbora në Kukës

10 / 10
12 Janar 2019, 09:35

Trashësia e dëborës në zonat rurale i kalon 1 m. Në 24 orët e fundit është bërë e mundur hapja e rrugëve në Njësitë Administrative Malzi, Shishtavec, Topojan, Grykecaje, Terthore, Bicaj e Shtiqen. Në Njësinë Administrative Topojan është hapur rruga deri në Breki. Në Njësinë Administrative Grykeçaje është punuar deri në fshatin Çaje. Në Njësinë Administrative Bicaj është hapur rruga e fshatit Bushat dhe është punuar drejt fshatit Mustafë. Në Njësinë Administrative Malzi është bërë pastrimi i borës në rrugën që lidh fshatrat Mgullë e Petkaj me rrugën kryesore. Është hapur rruga Shtanë-Dugagjin-Shikaj dhe rruga e fshatit Çam. Bashkia e Kukësit njofton se do të punohet këtë të shtunë me pastrimin e rrugës që lidh fshatrat Gdheshtë e Pistë me rrugën kryesore si dhe për hapjen e rrugëve në Njësitë Administrative Zapod, Kalis e Bushtricë.