FOTO TË RËNDA/ Ja si nëna dhe motra e mbajtën për 15 muaj trupin e pajetë të Anisës mbuluar me napë dhe jorgan

Trupi i viktimës Anisa Josifi në shtrat mbuluar me jorgan dhe napë në pjesën e kokës

1 / 6

Ditari me shënimet e familjes Josifi

2 / 6

Ditari me shënimet e familjes Josifi

3 / 6

“Jezusi ta di emrin” shkruar në një nga objektet që u gjetën në banesën e familjes Josifi

4 / 6

Zhaneta Josifi

5 / 6

Motrat Josifi

6 / 6
10 Korrik 2020, 10:22

TIRANE-Report Tv publikon pamjet, ku trupi i pajetë i Anisa Josifit dergjej në shtratin e vdekjes për 15 muaj. Në foto duket trupi i kufomës mbuluar me jorgan dhe napë te pjesa e kokës. Pranë shtratit ishte vendosur një ventilator për të larguar erën. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta cdo ditë uleshin pranë shtratit ku ishte vendosur dhe mbuluar kufoma duke u lutur për ringjalljen e saj.

Ndërkohë që ReportTv zbardh ditarin me shënimet e Blerta dhe Anisa Josifit para vetëflijimit. “Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni”. Është kjo një nga pasazhet e shkëputura nga "Dhjata e Re" shkruar në ditarin e gjetur në banesën  e familjes përmetare.

Një ditar i shkruar me shkrim dorë që daton nga prilli i vitit 2018 si dhe disa shënime të tjera me përmbajtje fetare të siguruara nga ReportTv janë e vetmja provë në duart e grupit hetimor për të rënë në gjurmët e sektit apo besimit fetar që indroktrinoi deri në këto akte ç'njerzore familjen Josifi.

Këto shënime dyshohet të kenë qenë një pikë udhërrëfimi e që janë vënë në zbatim nga  Zhaneta dhe dy vajzat Anisa dhe Blerta. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ditari i gjetur nuk është i shkruar nga një person, ku mësohet se fillimisht ai është përdorur nga Anisa deri në momentet qe ajo ndërroi jetë e më pas nga Blerta e Zhaneta. 

Madhështia e pranisë së Perëndisë, edhe pse je i rrethuar prej gardhit të Perëndisë, Zoti është aty me ty, Ai nuk është jashtë. Gardhi i Tij të mban ty brenda dhe jashtë armikun. Liri është të ndjekësh vullnetin e Tij për jetën tënde dhe t’i nënshtrohesh Atij. Nuk mund të largohesh prej pranisë së Tij”, është një tjetër pasazh i shkëputur nga "Dhjata se Re" shkruar në ditarin e gjetur në banesë.

Më tej shkrimi vazhdon “Ai është që në fushat më të errëta, në vendet brenda jetës tënde. Drita dhe errësira është e njëjta gjë për Të. Ai është me ty gjithmonë. Mos druani, sepse Unë jam Perëndia juaj. Ju s’mund të largoheni prej Meje”.