Ministri Çuçi gjatë takimit me gjenerali Majori Abbas Ibrahim në Liban

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
25 Shkurt 2021, 20:16

Prej dy ditësh ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po zhvillon një vizitë në Liban në kuadër të riatdhesimit të shqiptarëve në Siri. Ministri Çuçi ka bërë takim njohje me Gjeneral Majori Abbas Ibrahim pas marrjes së detyrës së re, si dhe arritjen e dakordësisë mes tyre për të vijuar me procesin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet e ferrit në Siri. Procesi i riatdhesimit i nisur nga paraardhësi i ministri Çuçi, Sandër Lleshaj, do të vijojë, duke bërë që fëmijët dhe gratë shqiptare të bllokuara të këto kampe të mund të rikthehen sërish ën shtëpitë e tyre dhe pranë familjarëve.

"Ishte një vizitë njohje mes gjeneralit Majori Abbas Ibrahim  dhe ministrit Bledi Çuçi pas marrjes së detyrës së re nga ai si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë", tha konsulli i nderit Ghorayeb