FOTOGALERI/Poetja Luljeta Lleshanaku rrëfen ‘Muzeun Virtual për Kampet e Punës në Maliq’

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
23 Shkurt 2021, 16:37

Tashmë, Kampet e Maliqit”, (Vloçisht, Orman Pojan dhe Nishavec) janë jetësuar në një muzeu virtual në 3 D me regji të Elton Baxhakut dhe arkitekt-grafistit Klit Burda. Skenaristja Luljeta Lleshanaku i cilëson Kampet e Maliqit, si më të tmerrshmit në historinë e komunizmit në Shqipëri, që pas shtatë dekadash publiku mund t’i shikojë vetëm në një film dokumentar, që synon të përcjellë tek brezat e rinj trashëgiminë materiale të periudhës së komunizmit 

“Nuk bëhet fjalë për një kamp në Maliq, por gjatë kërkimeve pamë se bëhet fjalë për tre apo katër të tillë. I pari, është ndërtuar në vitin 1947 me disa çadra të vogla, ndërsa kampet masive nisën të ndërtohen nga viti 1948 deri në 1951-in. Këto ishin kampe pune, ku punonin të burgosurit politikë dhe mbahen si më të tmerrshmet në historinë e komunizmit në Shqipëri. Prandaj ne synojmë përmes këtij projekti të sjellim trashëgiminë materiale të periudhës së komunizmit, konkretisht vendeve të vuajtjeve, kampeve të punës dhe internimit, edhe burgjet përmes metodave digjitale”, rrëfen skenaristja Luljeta Lleshanaku.