Në emër të luftës kundër fesë, shteti komunist në Shqipëri nisi sulmin për prishjen e të gjitha objekteve të kultit, po ashtu ndaloi me ligj predikimin e çdo lloj feje.
Të njëjtin fat pati edhe një xhami në Kavajë e cila në vitet '60-'70 në rrënojat e saj u ngrit një nga fabrikat e shumta të qelqit, nga oxhaku i të cilës dilte tym që ndoste të gjithë qytetin. Por pas rënies së komunizmit pas viteve '90 kjo fabrikë qelqi u bë e famshme për shkak se oxhaku i saj u kthye në minare xhamie. Prej tij nuk dilte më tym, por zëri i hoxhës që thërrisnin besimtarët për të falur namazin. Zhvendosja e funksioneve të këtij objekti ka bërë shumë përshtypje tek të gjithë që vizitojnë Kavajën. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ditën e sotme ka sjellë disa foto të veçanta të kësaj xhamie minarja e të cilës simbolizon oxhakun e sistemit komunist.