FOTOT: Homazhet për Avni Mulën, kolosin e muzikës shqiptare

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
30 Tetor 2020, 13:35

TIRANË- Shuhet në moshën 92 vjeçare kompozitori e baritoni i shquar Avni Mula, ndërsa sot u përcoll me duartrokitje në banesën e fundit.

Avni Mula, kolos i muzikës shqiptare i vlerësuar me "Artist i Popullit" dhe "Nderi i Kombit".

Ai u lind  në Gjakovë më 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton. Gjatë studimeve u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula. Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj. Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve 60', fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”. Është babai i dy vajzave artiste, Adelinës pianiste dhe sopranos Inva Mula.