FOTOT: Hoteli luksoz i Donald Trump, shpallet si më i miri në botë

0/31
13 Shtator 2019, 19:04

Trump International Hotel and Tower; në New York është shpallur si hoteli më i mirë në botë, nga lexuesit e revistave së udhëtimeve luksoze.

Kjo pronë super luksoze që me pamje është i kthyer nga parku qendror, ka arritur ta lë pas hotelin Vatuvara në Fixhi, hotel ky që kanë qëndruar princi Harry dhe Meghan Markle, duke u renditur kështu në vendin e dytë. Top 10 hotelet më të mira në botë janë përzgjedhur nga lexuesit e revistës “Luxury Lifestyle”, që shpesh i ofrojnë këshilla dhe udhëpërshkrime personave që parapëlqejnë të udhëtojnë nëpër botë. Në vendin e tretë është renditur hoteli Emirates Palace në Abu Dhabi, që vitin e kaluar sipas lexuesve të kësaj reviste e kishte shpallur si më të mirin. (TemA)